Njoftim për tatimpagues – ATK, nxjerr Vendimin Shpjegues Publik Nr. 02/2019 për trajtimin tatimor të Kontratave Afatgjate Ndërtimore

Administrata Tatimore e Kosovë – Drejtori i Përgjithshëm, në pajtim me nenin 9 të Ligjit bazik Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-102 dhe Ligjin Nr. 04/L-223, ka nxjerrë Vendimin Shpjegues Publik Nr. 02/2019 për trajtimin tatimor të kontratave afatgjate ndërtimore.

Qëllimi i këtij Vendimi Shpjegues Publik është që të sqaroj trajtimin tatimor për aspekte të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar – TVSH, Tatimit në të Ardhura Personale – TAP dhe Tatimit në të Ardhura të Korporatave – TAK, të kontratave afatgjate ndërtimore.

Ky Vendim Shpjegues Publik vlen për personat e angazhuar në aktivitetet e ndërtimit, gjegjësisht tatimpaguesit të cilët merren me projektet dhe kontratat afatgjate të ndërtimit.

Vendimin Shpjegues Publik nr. 02/2019 për trajtimin tatimor të kontratave afatgjate ndërtimore, mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Publikime – Shpjegimet Publike.

 

Administrata Tatimore e Kosovës