NJOFTIM PËR TATIMPAGUES – ATK, nxjerr Vendimin Shpjegues Publik Nr. 04/2015 PËR TRANSAKSIONET E MULLINJVE

Publikuar më December 4, 2015 08:28

ShpjegimiPublikSH

Administrata Tatimore e Kosovës, ka nxjerr Vendimin Shpjegues Publik Nr. 04/2015 – për Transaksionet e Mullinjve.

Qëllimi i këtij Vendimi Shpjegues Publik është të sqaroj trajtimin tatimor të aktivitetit ekonomik të mullinjve për transaksionet, si në vijim:

  • Shërbimi që lidhet me procesin e bluarjes së drithërave;
  • Transaksionet e këmbimit të mallrave (miell, hime/krunde, etj.);
  • Shitje të prodhimeve të gatshme (miell, hime/krunde, etj.);
  • Blerja e grurit nga fermerët.

ATK, inkurajon të gjithë tatimpaguesit që t’i përgjigjen në mënyrë të saktë detyrimeve tatimore, në të kundërtën ATK, do të detyrohet që të ndërmarrë masat ndëshkuese sipas Legjislacionit Tatimor.

Vendimin Shpjegues Publik, për Transaksioneve të Mullinjve, mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Publikime – Shpjegimet Publike.

 Administrata Tatimore e Kosovës