NJOFTIM PËR TATIMPAGUES – ATK, nxjerr Vendimin Shpjegues Publik Nr. 05/2016 Detyrimi për të paguar TVSH-në për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit – Aplikimi i ngarkesës së kundërt

Publikuar më December 22, 2016 17:36

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në Udhëzimin Administrativ MF-Nr. 06/2016, ka nxjerr Vendimin Shpjegues Publik Nr. 05/2016 – Detyrimi për të paguar TVSH-në për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit – Aplikimi i ngarkesës së kundërt.
Qëllimi i këtij Vendimi Shpjegues Publik është të sqaroj trajtimin tatimor për aspekte të TVSH-së për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit, respektivisht aplikimin e ngarkesës së kundërt (Reverse Charge) për TVSH, brenda vendit.
Me Udhëzimin Administrativ MF-Nr. 06/2016 për plotësim ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015 për zbatimin e Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, gjegjësisht me nenin 6 të këtij Udhëzimi Administrativ, është ndryshuar rregulli për aplikimin e ngarkesës së kundërt të TVSH-së në ndërtimtari brenda vendit.
Shërbimet ndërtimore të ofruara nga personi i tatueshëm për personin e tatueshëm, nga data e hyrjes në fuqi të Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2016, trajtohen sipas këtij Shpjegimi Publik.
Vendimin Shpjegues Publik Nr.05/2016 – Detyrimi për të paguar TVSH-në për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit – Aplikimi i ngarkesës së kundërt, mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Publikime.

Administrata Tatimore e Kosovës