NJOFTIM PËR TATIMPAGUES – ATK, nxjerr Vendimin Shpjegues Publik Procedurat për Transferimin e Pronësisë tek Ndryshimi në Formën e Biznesit

Publikuar më March 9, 2016 08:25

Shpjegimipublik022016Administrata Tatimore e Kosovës, ka nxjerr Vendimin Shpjegues Publik Nr. 02/2016 mbi Procedurat për Transferimin e Pronësisë tek Ndryshimi në Formën e Biznesit.

Ky Vendim Shpjegues Publik, do të shërbejë për Tatimpaguesit, stafin e Zyrave Regjionale të Shërbimit të Tatimpaguesve, si dhe stafit të Zyrave të Regjistrimit të Bizneseve në ARBK, i cili do të ofroj sqarimet e detajuara lidhur me Ndryshimin e Formës së Biznesit.

Qëllimi i këtij Vendimi Shpjegues Publik është që bizneseve të cilat janë të interesuara të bëjnë transferim të pronësisë tek ndryshimi në formën e biznesit, t’u ofroj informata për hapat që duhet ndërmarrë për të bërë ndryshimet e tilla.

Ky Vendim hyri në fuqi me datë, 08 Mars 2016 dhe i njëjti shfuqizon Vendimin Shpjegues Publik nr. 02/2014 – Procedurat për transferimin e pronësisë tek ndryshimi në formën e biznesit, datë 20 Mars 2014.

Vendimin Shpjegues Publik, për Procedurat për Transferimin e Pronësisë tek Ndryshimi në Formën e Biznesit, mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Publikime – Shpjegimet Publike.

 Administrata Tatimore e Kosovës