NJOFTIM PËR TATIMPAGUES – ATK, nxjerr Vendimin Shpjegues Publik – Trajtimi tatimor i përfitimeve në natyrë – Shujtave për të punësuarit

Publikuar më November 26, 2014 09:30

Imazhi052014ShAdministrata Tatimore e Kosovës, ka nxjerr Vendimin Shpjegues Publik Nr. 05/2014 – trajtimi tatimor i përfitimeve në natyrë – shujtave për të punësuarit.

Qëllimi i këtij Vendimi Shpjegues Publik, është të sqaroj detyrimet tatimore, mënyrën e deklarimit dhe pagesës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, Tatimit në të Ardhurat Personale dhe Tatimit në të Ardhurat e Korporatave, për tatimpaguesit që japin përfitime në natyrë – shujta për të punësuarit e tyre.

Ky Vendim hyri në fuqi me datën: 25.11.2014.

Vendimin Shpjegues Publik, për trajtimin tatimor të përfitimeve në natyrë – shujtave për të punësuarit, mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Publikime – Shpjegimet Publike.

Administrata Tatimore e Kosovës