NJOFTIM PËR TATIMPAGUES – ATK, nxjerr Vendimin Shpjegues Publik Vlerësimet dhe Rivlerësimet Doganore

Publikuar më June 2, 2016 10:51

Vlerësimet_Rivlerësimet_DoganoreAdministrata Tatimore e Kosovës, ka nxjerr Vendimin Shpjegues Publik Nr. 03/2016 – Vlerësimet dhe Rivlerësimet Doganore

Qëllimi i këtij Vendimi Shpjegues Publik, është të sqaroj detyrimet tatimore, mënyrën e deklarimit dhe pagesës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, Tatimit në të Ardhurat Personale dhe Tatimit në të Ardhurat e Korporatave, për tatimpaguesit, veprimtaria e të cilëve është e lidhur me importin e mallrave / pajisjeve, në rastet kur këto importe iu nënshtrohen Vlerësimeve apo Rivlerësimeve Doganore.

Ky Vendim Shpjegues Publik, hyn në fuqi më 02 Qershor 2016 dhe i njëjti shfuqizon Vendimin Shpjegues Publik nr. 04/2014 – për Vlerësimet dhe Rivlerësimet Doganore, datë 25 Nëntor 2014.

Vendimin Shpjegues Publik, për Vlerësimet dhe Rivlerësimet Doganore, mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Publikime – Shpjegimet Publike.

 Administrata Tatimore e Kosovës