(sq)

Avokati i Tatimpaguesve, garanton tatimpaguesit se të gjitha çështjet dhe informatat e tyre, do të shqyrtohen në mënyrë të pavarur dhe të paanshme, si dhe nën konfidencialitet të plotë, siç është paraparë në Ligjin për Administratën Tatimore dhe Procedurat, si dhe Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Gjithashtu, Avokati i Tatimpaguesve, do të ju njoftojë me kohë për shqyrtimin e kërkesës tuaj, duke përfshirë edhe këshillat se si të parandalohen në të ardhmen problemet tatimore.

Avokati i Tatimpaguesve, mbron dhe siguron të drejtat Tuaja !

Fletëpalosja “Avokati i Tatimpaguesve” është në dispozicion të tatimpaguesve në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org tek linku Multimedia-Fletëpalosje.

Administrata Tatimore e Kosovës