Njoftim për tatimpagues – ATK publikon Fletëpalosjen “Marrëveshja për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë”

Publikuar më November 2, 2015 09:15

Marreveshja_ETDAdministrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se është publikuar Fletëpalosja “Marrëveshja për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë”. Qëllimi i publikimit të kësaj Fletëpalosjeje është që të informoj më për së afërmi tatimpaguesit lidhur me zbatimin e Marrëveshjeve për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë.

Administrata Tatimore e Kosovës, është përgjegjëse për zbatimin e dispozitave të METD. ATK ofron shërbime për tatimpaguesit, të cilët mbulohen nga METD në mes të Kosovës dhe ndonjë shteti tjetër. Gjithashtu, ATK përcakton procedurat e zbatimit të këtyre marrëveshjeve. Si pjesë e këtyre procedurave janë Çertifikata e rezidencës së tatimpaguesit, si dhe Vërtetimi tatimor me qëllim të aplikimit të METD.

Me qëllim të realizimit të Eliminimit të Tatimit të Dyfishtë, kriteret që merren për bazë, janë:

  • METD të jetë në fuqi dhe e zbatueshme;
  • Personi duhet të jetë rezident në njërin apo dy shtetet kontraktuese;
  • Të ardhurat e tatuara të jenë të mbuluara nga METD.

 ATK, garanton tatimpaguesit rezident dhe jo-rezident se të gjitha çështjet dhe informatat e tyre do të shqyrtohen në mënyrë të pavarur dhe të paanshme, si dhe nën konfidencialitet të plotë, siç është paraparë në Ligjin për Administratën Tatimore dhe Procedurat, si dhe Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Fletëpalosja “Marrëveshja për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë” është në dispozicion të tatimpaguesve, në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org tek linku Multimedia-Fletëpalosje.

Administrata Tatimore e Kosovës