Njoftim për tatimpagues – ATK publikon Fletëpalosjen “Përfito nga shlyerja e borxhit ndaj Administratës Tatimore të Kosovës”

Publikuar më November 2, 2015 08:56

Shlyerja_borxhit1

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se është publikuar Fletëpalosja “Përfito nga shlyerja e borxhit ndaj Administratës Tatimore të Kosovës”. Qëllimi i publikimit të kësaj Fletëpalosjeje është që të informoj më për së afërmi tatimpaguesit se mund të përfitojnë nga shlyerja e borxheve të vjetra dhe detyrimeve tjera ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Të gjithë personat fizikë dhe juridikë të cilët kanë borxhe ndaj ATK-së deri më 31 Dhjetor 2008, mund të përfitojnë nga falja e borxhit, nëse plotësojnë kriteret dhe iu nënshtrohen procedurave të parapara nga ATK për faljen e këtyre borxheve.

Për të përfituar nga falja e borxheve ndaj ATK-së, tatimpaguesi duhet:

 

  1. Të kryej pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) për periudhën nga 01 Janar 2009 deri me 31 Dhjetor 2014, ose
  2. Të lidh marrëveshje me ATK, për pagesën e borxheve me këste, për periudhën 01 Janar 2009 deri me 31 Dhjetor 2014.

 Vetëm tatimpaguesit të cilët shfrytëzojnë këtë mundësi dhe përmbushin detyrimin e kërkuar brenda periudhës prej një (1) viti nga dita e hyrjes në fuqi të Ligjit për Faljen e Borxheve Publike, do të përfitojnë nga falja e borxhit.

 Fletëpalosja “Përfito nga shlyerja e borxhit ndaj Administratës Tatimore të Kosovës” është në dispozicion të tatimpaguesve, në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org tek linku Multimedia-Fletëpalosje.

Administrata Tatimore e Kosovës