Njoftim për tatimpagues – ATK publikon Fletëpalosjen “Qendra e Thirrjeve”

Publikuar më March 5, 2015 13:09

CallCenter Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se është publikuar Fletëpalosja “Qendra e Thirrjeve”. Qëllimi i publikimit të kësaj Fletëpalosjeje është që të informoj më për së afërmi tatimpaguesit, se Qendra e Thirrjeve në ATK, do t’ju ofrojë përgjigjet në pyetjet e tyre të natyrës së përgjithshme lidhur me tatimet.

Po ashtu, Qendra e Thirrjeve do të kontaktoj tatimpaguesit që nuk i kanë përmbushur obligimet tatimore, duke ju sugjeruar përmbushje në afat sa më të shkurtër, me qëllim që te mos bëhen objekt i ndëshkimeve dhe masave tjera ligjore.

Qendrën e Thirrjeve mund ta kontaktoni çdo ditë në Nr. Tel: 038 222 165 nga ora 8:00 deri në ora 16:00, përveç të shtunave, dielave dhe festave zyrtare.

Gjithashtu, pyetjet mund t’i adresoni edhe nëpërmes postës elektronike Qendra.Thirrjeve@atk-ks.org

“Me Qendrën e Thirrjeve informata dhe asistenca për tatimpaguesit është vetëm një telefonatë larg”

Fletëpalosja “Qendra e Thirrjeve” është në dispozicion të tatimpaguesve në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org tek linku Multimedia-Fletëpalosje.

Administrata Tatimore e Kosovës