Njoftim për tatimpagues – ATK publikon Fletëpalosjen “Transferimi i Çmimit”

Publikuar më October 12, 2017 15:47

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se është publikuar Fletëpalosja “Transferimi i Çmimit”. Qëllimi i publikimit të kësaj Fletëpalosjeje është që të informoj më për së afërmi tatimpaguesit për zbatimin e Udhëzimit Administrativ për Transferim të Çmimit.

Transferimin e Çmimit mund ta kontaktoni çdo ditë në Nr. Tel: 038 200 250 71 nga ora 8:00 deri në ora 16:00, përveç të shtunave, dielave dhe festave zyrtare.

Gjithashtu, pyetjet mund t’i adresoni edhe nëpërmes postës elektronike transferpricing@atk-ks.org

 Fletëpalosja “Transferimi i Çmimit” është në dispozicion të tatimpaguesve në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org tek linku Multimedia-Fletëpalosje.

 

Administrata Tatimore e Kosovës