Njoftim për tatimpagues – ATK rifreskoi Doracakun – Pyetje & Përgjigje

Publikuar më October 31, 2014 08:21

ImageShAdministrata Tatimore e Kosovës, me qëllim që të informojë tatimpaguesit, lidhur me aplikimin e procedurave tatimore, konform Legjislacionit Tatimor, ka rifreskuar Doracakun – Pyetje & Përgjigje, me të dhëna shtesë, në mënyrë që tatimpaguesit të pajisen me informatat e duhura në çdo kohë.

Ky doracak, ofron përgjigje të shkurtëra për kërkesat ligjore dhe procedurat që duhet të ndiqen nga tatimpaguesit, për realizimin e të drejtave dhe obligimeve të tyre. Pyetjet & Përgjigjet e përfshira në këtë Doracak, do të mundësojnë aplikimin e saktë të procedurave tatimore, si dhe do të lehtësojnë/ plotësojnë kërkesat e tatimpaguesve për trajtimin e drejtë të çështjeve konkrete.

Doracaku – Pyetje & Përgjigje, i cili do të rifreskohet në vazhdimësi, aktualisht përfshinë trembëdhjetë (13) kapituj, si: Regjistrimi i tatimpaguesve, Deklarimi, Ç’regjistrimi i Biznesit, Deklarimi Elektronik, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, Tatimi në të Ardhura Personale, Tatimi në të Ardhurat e Korporatave, Pagesa e Tatimeve, Arkat Fiskale, Ankesat, Mbledhja e Detyrueshme, Raportimi i Blerjeve mbi 500 euro, etj.

ATK, është e përkushtuar që të krijojë siguri më të lartë për tatimpaguesit/opinionin publik, përmes ofrimit të shërbimeve profesionale, transparente dhe efikase konform Legjislacionit Tatimor.

Doracaku – Pyetje & Përgjigje, tashmë është në dispozicion të tatimpaguesve në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org.

Administrata Tatimore e Kosovës