Njoftim për Tatimpagues – ATK së shpejti edhe me një shërbim të ri elektronik!

Publikuar më February 21, 2014 07:50

ImazhiAdministrata Tatimore e Kosovës, vazhdimisht është në përpjekje që të ofroj lehtësira më të mëdha për tatimpagues. Së shpejti do të mundësoj edhe një shërbim të ri elektronik “on-line”, ku përmes ueb-faqes së ATK-së, do të mundësohet Deklarimi Vjetor dhe Pagesa për PD dhe CD.

ATK, që nga data 01 Mars 2014, do të filloj me aplikimin e Deklarimit Elektronik të Deklarimit Vjetor për Bizneset Individuale dhe Korporatat, të cilat kërkohet të deklarojnë me formularët PD dhe CD.

Konkretisht këtë mundësi do ta kenë tatimpaguesit të cilët deklarojnë me formularët, si në vijim:

  • Formulari i deklarimit vjetor dhe pagesës për Tatimin në të Ardhura Personale – PD
  • Formulari i deklarimit vjetor dhe pagesës për Tatimin në të Ardhura të Korporatave – CD

Pra, duke filluar nga 01 Mars 2014, Bizneset Individuale dhe Korporatat do të kenë mundësinë që të dorëzojnë Deklaratën Vjetore për periudhën 2013, përmes Sistemit Elektronik – EDI.

Kategorisë së bizneseve të lartpërmendura u ofrojmë mundësinë e deklarimit dhe pagesës në mënyrë manuale dhe elektronike deri më 31 Dhjetor 2014, në mënyrë që brenda kësaj periudhe të mjaftueshme kohore të njihen me aplikimin e këtij shërbimi elektronik. Ndërsa, nga viti 2015, kur kërkohet të deklarohet për vitin 2014, forma e vetme e Deklarimit Vjetor, do të jetë – deklarimi dhe pagesa përmes sistemit Elektronik – EDI.

Sa i përket aplikimit të deklarimit dhe pagesës së Deklaratës Vjetore në mënyrë elektronike, ne do t’ju njoftojmë me kohë për mënyrën e deklarimit dhe pagesës, përmes Udhëzuesit për deklarim dhe pagesë të Deklarimit Vjetor në mënyrë elektronike.

Administrata Tatimore e Kosovës