Njoftim për tatimpagues – Bizneset mund të pajisen me Vërtetim Tatimor, on-line!

Publikuar më April 25, 2017 15:05

Administrata Tatimore e Kosovës, vazhdimisht është në përpjekje që të ofroj lehtësira më të mëdha për tatimpagues. Përmes Sistemit Elektronik EDI, ofrohet edhe një shërbim i ri elektronik “on-line”, ku bizneset mund të pajisen me Vërtetim Tatimor.

Vërtetimi Tatimor është dokument i cili tregon gjendjen aktuale tatimore të tatimpaguesit, i lëshuar nga ATK dhe i cili do të shfrytëzohet për qëllime të ndryshme.  Përmes Sistemit Elektronik EDI, tatimpaguesit mund të pajisen me Vërtetim Tatimor për qëllimet si në vijim:

Në rastet kur tatimpaguesi kërkon Vërtetim Tatimor për ndonjë arsye tjetër, e cila nuk është e listuar në tabelën e mësipërme, pajisja me Vërtetimin Tatimor bëhet vetëm në Zyrën përkatëse të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve, si:

Vërtetimi Tatimor i lëshuar në formë elektronike nga ATK, edhe pse nuk posedon vulë/ nënshkrim, është dokument i plotfuqishëm, ndërsa vërtetësia e përmbajtjes së këtij dokumenti, mund të verifikohet në çdo kohë përmes adresës elektronike  të ATK-së http://evertetimi.atk-ks.org.

Pra, Institucionet të cilat pranojnë Vërtetimin Tatimor, kanë  mundësi të bëjnë verifikimin se ai Vërtetim Tatimor është identik me gjendjen e atij tatimpaguesi në Administratën Tatimore të Kosovës, në datën kur është lëshuar vërtetimi.