Njoftim për tatimpagues – Dedikuar bizneseve të cilat nuk mbajnë libra dhe regjistrimet në harmoni me legjislacionin tatimor

Publikuar më May 15, 2013 10:20

Duke mos përjashtuar asnjë veprimtari ekonomike të cilat krijojnë dhe mbajnë dokumentacione jo në rregull si: shitje pa destinim-personave fizik, blerjet nga personat fizik, mos-dokumentimi dhe dokumentimi fiktiv, malli pa prejardhje-origjinë, fryrja e shpenzimeve, lëshimi i kuponëve fiskal nga distributorët, nënvlerësimi i çmimeve nga importi, mos-lëshimi i kuponëve fiskal, mbajtja e stoqeve dhe saktësia e tyre, dokumentimet tjera jo-reale, kreditimi dhe humbja e vazhdueshme, do të jenë në fokusin e ATK-së derisa të arrihen objektivat për krijimin e një klime të volitshme për të gjitha bizneset.

Vlerësuar nga ATK, ky numër është i konsiderueshëm dhe shkakton efekte negative në formë zingjirore në aktivitetet biznesore,  krijon  klimë jo konkurruese dhe jo lojale për vet operimin e biznesit dhe njëkohësisht krijon humbje për buxhetin e Kosovës.

Ne raste të tilla ATK është e autorizuar që të ndërmarr veprimet e nevojshme në bazë të kompetencave me qëllim të verifikimit të librave dhe regjistrimeve të tatimpaguesve dhe përcaktimit të drejt të obligimeve tatimore.

Përparësitë e përmbushjes vullnetare të prezantimit të librave dhe regjistrimeve sipas kërkesave Ligjore:

Nëse përmbushni vullnetarisht mbajtjen dhe prezantimin e librave dhe regjistrimeve sipas kërkesave Ligjore nuk do të bëheni objekt ndëshkimi nga ana e ATK-së. Nëse nuk keni përmbushur vullnetarisht mbajtjen dhe prezantimin e librave dhe regjistrimeve ju ftojmë që vullnetarisht të bëni korrigjimin e tyre për të reflektuar gjendje reale mbi afarizmin tuaj sepse në këtë mënyrë Ligji mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat ju ofron lehtësira për tatimin shtesë të /pa deklaruar me kohë.

Synimi ynë i vetëm është ngritja e përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore, andaj ju inkurajojmë që të paguani detyrimet tuaja tatimore në mënyrë që të mos bëheni objekt i  ndëshkimeve.