Njoftim për tatimpagues – Deklaroni të ardhurat dhe paguani tatimin!

Publikuar më May 2, 2017 09:11

Administrata Tatimore e Kosovës, ri-kujton të gjithë personat fizik jo afarist, personat fizik afarist dhe personat juridik, se janë të detyruar të deklarojnë dhe të paguajnë tatimet dhe Kontributet Pensionale në mënyrë reale dhe në kohë, ashtu siç është përcaktuar me Legjislacionin Tatimor.

Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen pikërisht te personat, të cilët nuk i deklarojnë të ardhurat e krijuara dhe nuk paguajnë tatimin dhe Kontributet Pensionale.

Për personat fizik jo afarist, personat fizik afarist dhe personat juridik, të cilët nuk deklarojnë të ardhurat e krijuara dhe nuk paguajnë tatimet dhe Kontributet Pensionale, ATK do të ndërmarrë masat ndëshkuese sipas Legjislacionit Tatimor.

Andaj, ATK, u bënë thirrje të gjithë personave që të deklarojnë të ardhurat e krijuara apo të korrigjojnë sa më parë deklaratat e tyre dhe të përmbushin të gjitha detyrimet tatimore të parapara me Legjislacionin Tatimor.

Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

 

Administrata Tatimore e Kosovës