NJOFTIM PËR TATIMPAGUES – Dorëzimi i raportit për transaksionet e kontrolluara për vitin 2016

Publikuar më September 26, 2017 11:34

Ju njoftojmë se Ministri i Financave më 20 Korrik 2017 ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ MF.-Nr. 02/2017 për Transferim të Çmimit, i cili përcakton rregullat dhe procedurat për administrimin dhe zbatimin e transferimit të çmimeve në përputhje me dispozitat e nenit 27 të Ligjit Nr. 05/L-029 për Tatimin mbi të Ardhurat e Korporatave.

Dispozitat e këtij Udhëzimi Administrativ janë të zbatueshme për transaksionet e kontrolluara në mes të personave të lidhur, që janë subjekte të juridiksioneve të ndryshme tatimore, andaj me qëllim të zbatimit të ligjit dhe udhëzimit administrativ, Administrata Tatimore e Kosovës, kërkon që të gjitha bizneset që kanë obligim për raportim të transaksioneve të kontrolluara, të dorëzojnë formularin “Njoftimi i transaksioneve vjetore të kontrolluara”.

Raportimi të bëhet për transaksionet e kontrolluara të vitit 2016.

Afati për dorëzimin e formularit është 30 Nëntor 2017.

Formulari duhet të dorëzohet në formë fizike në:

Zyrën Qendrore/Divizioni për Transfer të Çmimit

Administrata Tatimore e Kosovës

Rr. Këndi i rrugëve “Dëshmorët e Kombit” dhe “Bill Klinton”, Prishtinë.

Për çdo paqartësi, ju lutem na kontaktoni në:

Tel: 038 200 250 71 ose E-mail: transferpricing@atk-ks.org

Formularin “Njoftimi i transaksioneve vjetore të kontrolluara” mund ta gjeni në web-faqen e ATK, www.atk-ks.org, te menyja Publikimi/Dokumente.