NJOFTIM PËR TATIMPAGUES – Formulari i Caktimit të Punëdhënësit Kryesor nuk kërkohet të dorëzohet në ATK

Publikuar më March 3, 2017 10:09

Administrata Tatimore e Kosovës, ju rikujton se Udhëzimi Administrativ Nr. 03/2016, i cili ka hyrë në fuqi më 30.05.2016, përcakton mënyrën e regjistrimit të të punësuarve.

Sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2016, punëdhënësi, përmes deklarimit të listës së pagesës mujore në formatin elektronik të përcaktuar nga Administrata Tatimore e Kosovës, cakton se i punësuari ka përzgjedhur atë si punëdhënës kryesor apo jo.

Formulari i Caktimit të Punëdhënësit Kryesor nuk kërkohet të dorëzohet në ATK, pasi që  punëdhënësi obligohet që në listën e pagave të caktoj përzgjedhjen (punëdhënës kryesor apo jo) e të punësuarit.

Pra, i punësuari konsiderohet i regjistruar në ATK atëherë kur nga punëdhënësi është i përfshirë në listë pagesë mujore.

Udhëzimi Administrativ Nr. 03/2016, është i publikuar në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Legjislacioni-Udhëzime administrative .