Njoftim për tatimpagues – Formulari – Njoftim për Transfer të Biznesit në ueb-faqen e ATK-së

Publikuar më October 23, 2013 13:30

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se tani e tutje keni edhe një mundësi që direkt përmes ueb-faqes së ATK-së, të shkarkoni formularin – Njoftim për Transfer të Biznesit, për çështje të TVSh-së.

Njoftimi për Transfer të Biznesit është përgatitur duke u bazuar në nenin 13 të Ligjit Nr. 03/L – 146 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, si dhe nenin 11 të Udhëzimit Administrativ Nr. 10/2010.

Ky dokument shërben vetëm për qëllime të Njoftimit për Transfer të Biznesit, me rastin e shitjeve që trajtohen si shitje me transfer, kur nuk kërkohet përllogaritja e TVSh-së gjatë faturimit.

Transferuesi dhe pranuesi i transferit, obligohen të njoftojnë ATK-në për Transfer të Biznesit, së paku 30 ditë para se të ndodhë transferi

Njoftimi duhet të përmbajë:

  • Informatat në lidhje me transferuesin dhe pranuesin e transferit;
  • Kontratën në lidhje me kushtet e transferit të biznesit, specifikat duke përfshirë përshkrimin, sasitë dhe vlerën e pasurisë e cila transferohet.

Sa i përket plotësimit të këtij Formulari, ju lutemi referojuni udhëzuesit të bashkëngjitur në këtë Formular, ku janë specifikuar të gjitha pikat konkrete, të cilat duhet t’i keni parasysh gjatë plotësimit të Njoftimit.

Njoftimin për Transfer të Biznesit, mund ta gjeni në ueb – faqen e ATK-së, www.atk-ks.org,  përmes linkut Shkarko deklaratën Tatimore, ku, në momentin që hapet ky link, në anën e djathtë të kësaj faqeje mund të shkarkoni Njoftimin për Transfer të Biznesit.

Njoftimi i plotësuar dhe i shoqëruar me dokumentacionin përcjellës, duhet të dorëzohet në Zyrën përkatëse Regjionale të Shërbimit dhe Edukimit të tatimpaguesve.