NJOFTIM PËR TATIMPAGUES – Hyjnë në fuqi dhe zbatohen edhe dy Marrëveshje për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se në vitin 2017 kanë hyrë në fuqi edhe dy Marrëveshje të reja për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin, si:

  • Marrëveshje në mes të Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe;
  • Marrëveshje në mes të Kosovës dhe Kroacisë.

Marrëveshja në mes të Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe është e zbatueshme që nga muaji janar 2017, ndërsa Marrëveshja në mes të Kosovës dhe Kroacisë, do të jetë e zbatueshme që nga muaji janar 2018.

Qëllimi i Marrëveshjes është që të sqarojë, të standardizojë dhe të konfirmoj situatën fiskale të tatimpaguesve, përmes zbatimit të zgjidhjes së përbashkët nga të gjitha shtetet në rastet identike të tatuarjes së dyfishtë, për tatimpaguesit të cilët janë të angazhuar në aktivitete biznesore, industriale, financiare dhe aktivitete të tjera në shtete të tjera.

Marrëveshja aplikohet ndaj tatimeve direkte mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin në secilin shtet kontraktues, duke përfshirë edhe listën e tatimeve kryesore ndaj të cilave zbatohen dispozitat e Marrëveshjes.

Në rastet kur dispozitat e Marrëveshjes bien në kundërshtim me dispozitat e Legjislacionit vendor, dispozitat e Marrëveshjes kanë përparësi.

Administrata Tatimore e Kosovës, është përgjegjëse për zbatimin e Marrëveshjeve për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë. ATK, ofron shërbime për tatimpaguesit, të cilët mbulohen nga METD në mes Kosovës dhe ndonjë shteti tjetër, si dhe përcakton procedurat e zbatimit të këtyre Marrëveshjeve.

Kosova, aktualisht ka në zbatim Marrëveshje për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë edhe me shtete të tjera, si dhe disa tjera janë në proces të negocimit.

Marrëveshjet, mund t’i gjeni në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org, në linkun Marrëveshjet