Njoftim për tatimpagues – Lëshimi i kuponit fiskal dhe kuponit tatimor është kërkesë dhe detyrim ligjor

Publikuar më March 5, 2015 13:11

fletpAdministrata Tatimore e Kosovës në vazhdën e aktiviteteve shtesë që është duke zhvilluar sipas objektivave të përcaktuara për vitin 2015 dhe dokumenteve tjera strategjike, fokus të veçantë do të ketë edhe sensibilizimin e vazhdueshëm të tatimpaguesve për lëshimin e kuponëve fiskal si detyrim dhe kërkesë ligjor.

Bazuar në legjislacionin tatimor, të Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat pas çdo shitje konsumatorit duhet t’i jepet dëshmia për mallin apo shërbimin e blerë /paguar.

Prandaj, në funksion të përmbushjes së këtij qëllimi, bazuar në kompetencat ligjore janë autorizuar aktivitete shtesë në të gjitha rastet ku  identifikohen mos respektim i rregullave, të ndërmerren masat e përcaktuara  ligjore, sa herë që një shkelje e tillë konstatohet nga zyrtari tatimor:

  • kur tatimpaguesi nuk lëshon kupon fiskal aty ku është e instaluar Pajisja Elektronike Fiskale (PEF), apo
  • kur tatimpaguesi nuk lëshon kupon tatimor apo faturë siç parashihen me legjislacionin tatimor në të gjitha rastet tjera kur  ende nuk është i pajisur me Pajisje Elektronike Fiskale.

Këto aktivitete do të ndërmerren nga zyrtarët e autorizuar tatimor, njëzet e katër orë (24) në ditë dhe gjatë shtatë (7) ditëve  të javës.

ATK, ju inkurajon që t’i përgjigjeni detyrimeve tatimore, në të kundërtën, do të ndërmerren masat ndëshkuese të përcaktuara me legjislacionin tatimor.

Po ashtu, inkurajojmë konsumatorët që të kërkojnë kuponin fiskal në momentin që pranojnë mallra apo shërbime!

Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju kontribuoni direkt në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shërbime më të mira shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore.

 

 Administrata Tatimore e Kosovës