Njoftim për tatimpagues – Me 1 Shtator fillon zbatimi i Pakos së re Fiskale

Të gjithë tatimpaguesit të cilët janë deklarues të TVSh-së, nga data 01 Shtator 2015 duhet të aplikojnë normën 8% dhe 18%, varësisht nga furnizimi i mallit apo shërbimit.

Gjithashtu, deklaruesit e TVSh-së, obligohen që para datës 01 Shtator 2015, të bëjnë rregullimet e nevojshme në programet e tyre, si dhe të vendosin normat  e reja të TVSh-së, në Pajisjet Elektronike Fiskale.

Për të rregulluar normat e reja të TVSh-së, duhet të kontaktoni operatorin tuaj ekonomik, i cili do të kryejë procesin e vënies së këtyre normave në Pajisjen tuaj Elektronike Fiskale.

Ju lutemi, që sa më shpejt që është e mundur, të vendosni normat e reja të TVSh në Pajisjet Elektronike Fiskale, me qëllim që nga data 01 Shtator 2015 të zbatoni normat e parapara me Ligjin e ri të TVSh.

Aplikimi i normës së vjetër të TVSh-së prej 16%, do të bëhet vetëm deri më 31 Gusht 2015.

ATK, inkurajon të gjithë tatimpaguesit që t’i përgjigjen detyrimeve tatimore të parapara me Ligjet e reja Tatimore, në mënyrë që të mos ndërmerren masat ndëshkuese të përcaktuara me Legjislacionin Tatimor.

 

Administrata Tatimore e Kosovës