Njoftim për tatimpagues – METD me Holandën!

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se ka pranuar njoftimin nga Ministria e Financave në Holandë dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovës, se METD në mes të ish-Jugosllavisë dhe Holandës nuk është në fuqi dhe e zbatueshme.

Kjo marrëveshje konsiderohet që nuk është në fuqi dhe nuk zbatohet që nga 1 Shtator 2018.

Prandaj, për qëllime tatimore që ndërlidhet me të ardhurat e rezidentëve të Kosovës dhe rezidentëve të Holandës në Kosovë, dispozitat e legjislacionit tatimor të Kosovës janë të zbatueshme.

 

Administrata Tatimore e Kosovës – Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar