NJOFTIM PËR TATIMPAGUES – Ministri i Financave, nxjerr Udhëzim Administrativ të Ri për TVSH

Publikuar më December 5, 2016 09:12

udhezimiadministrativAdministrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se me datë 01.12.2016, Ministri i Financave ka nxjerr Udhëzimin Administrativ MF-Nr. 06/2016 për plotësim ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015 për zbatimin e Ligjit Nr. 05/l-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Ky Udhëzim Administrativ përcakton rregullat dhe procedurat për zbatimin e TVSH-së sipas dispozitave ligjore të përcaktuara me Ligjin Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Dispozitat e këtij Udhëzimi Administrativ janë të obligueshme për Administratën Tatimore të Kosovës dhe për të gjithë personat e tatueshëm që janë përcaktuar në fushëveprimin e Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Me këtë Udhëzim Administrativ plotësohet / ndryshohet:

  • Procedura e rimbursimit për mallrat në bagazhin personal të udhëtarit, neni 51, paragrafi 7 i Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015 për TVSH;
  • Kërkesa për Rimbursim të TVSH-së, neni 59, paragrafi 6 i Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015 për TVSH;
  • Detyrimi për të Paguar TVSH-në për shërbimet që furnizohen në lëmin e ndërtimit (ngarkesa e kundërt e TVSH-së brenda vendit), neni 70, paragrafi 2, 3 dhe 11 i Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015 për TVSH.

Ky Udhëzim Administrativ hyn në fuqi shtatë (7) ditë pas nënshkrimit nga Ministri i Financave.

Udhëzimi Administrativ MF-Nr. 06/2016 për plotësim ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015 për zbatimin e Ligjit Nr. 05/l-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar është në dispozicion të tatimpaguesve në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org.