(sq)

Pra, nga data 01 Nëntor 2012, mënyra e deklarimit elektronik të tatimeve – përmes EDI-t, do të jetë forma e vetme e deklarimit për të gjithë tatimpaguesit, nga të cilët kërkohet të deklarojnë Tatimin në Paga dhe Kontribute Pensionale.

Ky proces është duke funksionuar në nivelin e duhur, si dhe është vlerësuar lart, si nga komuniteti i biznesit, ashtu edhe nga palët e tjera të interesit.

Për të gjithë tatimpaguesit, të cilët ende nuk janë regjistruar në Sistemin Elektronik EDI, Administrata Tatimore e Kosovës, ju bën thirrje që të regjistrohen sa më parë dhe të përdorin këtë sistem për deklarim dhe pagesë.

Sa ju perket tatimpaguesve të cilët tashmë janë të regjistruar në sistemin EDI, që nga muaji Tetor obligohen që të shkarkojnë edhe një herë mostren e listës së pagave, e cila është modifikuar duke përfshirë kolonat shtesë, ku mund të deklarohen edhe kontributet suplementare.

Për më tepër informata, referojuni Udhëzuesit për Deklarimin dhe Pagesën e Tatimit në Paga dhe Kontribute Pensionale, të cilin mund ta gjeni në ueb-faqen e ATK-së:

www.atk-ks.org

Nëse keni paqartësi rreth regjistrimit, deklarimit dhe pagesës në mënyrë elektronike për Tatim në Paga dhe Kontribute Pensionale, mund të drejtoheni tek zyra e juaj regjionale e ATK-së, ose të shkruani e-mail, në adresën: edi@atk-ks.org.