Njoftim për tatimpagues – Ndryshim i procedurave për lirime nga TVSh me rastin e Importimit të mallrave, financuar përmes Donacioneve

Publikuar më October 30, 2013 08:14

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se nga data 01 Nëntor 2013 do të ndryshojnë procedurat për lirime nga TVSh me rastin e Importimit të mallrave, financuar përmes Donacioneve.

Dogana e Kosovës bënë implementimin e legjislacionit të TVSh-së me rastin e importimit të mallrave si dhe ngarkon TVSh-në për mallrat për të cilat duhet të paguhet TVSh.

Legjislacioni i TVSh-së ka paraparë edhe lirime prej TVSh-së në importe, siç janë transaksionet të cilat financohen prej donatorëve ndërkombëtar qeveritar apo jo-qeveritar, apo importet që bëhen për KFOR-in, Ambasadat dhe misionet tjera ndërkombëtare.

Procedurat e ndryshuara nga 01 Nëntor 2013:

1. Urdhër Blerja për lirim nga TVSh, si dokument i cili është vërtetuar nga donatori apo personi tjetër i autorizuar nga donatori apo personi i cili është i liruar prej TVSh-së (KFOR, Ambasada, Banka Botërore, OJQ implementues të projekteve, etj) në importet, nuk kërkohet të merret konfirmim nga ATK se ato mallra në momentin e importimit duhet të lirohen prej TVSh-së.

2. Gjithashtu, për kontraktor të Komisionit Evropian, nuk kërkohet të vërtetohen Urdhër Blerjet nga ATK dhe pastaj më atë Urdhër Blerje të bëhet lirimi prej TVSh-së në importe për mallrat të cilat janë të dedikuara për projekte që financohen nga Komisioni Evropian. ATK mund të jap një interpretim për tërë kontratën me Komisionin Evropian, e jo të konfirmojë secilën blerje (import) brenda asaj kontrate.

Duke marrë për bazë dispozitat ligjore të parapara me Ligjin Nr. 03/L-146 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, si dhe autorizimet të cilat i ka Dogana e Kosovës për implementimin e legjislacionit të TVSh-së te transaksionet e importit, Dogana e Kosovës do të vlerësoj edhe për këto transaksione nëse i plotësojnë kriteret ligjore për t’u liruar prej TVSh-së me rastin e importimit.

Administrata Tatimore e Kosovës