Njoftim për tatimpagues – Obligimi për pagesë në emër të Kontributeve Pensionale

Publikuar më October 19, 2012 09:08

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në Ligjin Nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale në Kosovë, nenin 6, paragrafin 6.12, është e autorizuar që të nxjerrë rregullore lidhur me afatin kohor dhe mënyrën e Kontributeve Pensionale të personave të vetëpunësuar.

Për derisa ende nuk është nxjerrë një rregullore e tillë, Administrata Tatimore e Kosovës, njofton të gjitha bizneset se obligim për të paguar në emër të Kontributeve Pensionale do të jetë:

  • Për Bizneset e Vogla Individuale me qarkullim deri në 50,000€, të cilat nuk kanë përzgjedhur të tatohen në bazë të të ardhurave reale, obligimi për pagesë në emër të Kontibuteve Pensionale do të jetë:

1/3 e shumës së tatimit me një kufi maximal që është trefishi i asaj shume, ndërsa minimum 30% i pages minimale.

Shembull: Nëse shuma e tatimit ështe  300€, atehere 300/3 = 100€ që është obligim, ndërsa  kufiri maximal do të jetë trefishi i kësaj shume që është  300€, pra është e barabart me shumën e tatimit. Nëse obligimi që është në këtë rast 100€ do të ishte më i vogël se 39€ (për të vetëpunësuarin nën moshën 35 vjeç, do të llogaritet 130 * 30% = 39), ndërsa 51€ (për të vetëpunësuarin mbi moshën 35 vjeç, do të llogaritet 170 * 30% = 51€).

  • Sa i përket llogaritjes së Kontributeve Pensionale për Bizneset e Mëdha Individuale, obligim për pagesë në emër të Kontibuteve Pensionale do të jetë:

10% i të ardhurave të tatueshme para se të zbritej Kontributi Pensional, me një kufi maximal prej 600€ dhe me një kufi minimal prej 30% të pagës minimale.

Shembull:

Biznesi “X” gjatë periudhës TM3/2012, ka këtë detyrim tatimor parashikuar për vitin e tanishëm:

a)      Të ardhura e parashikuara 100 000 / 4 = 25 000 euro

b)      Shpenzimet e parashikuara 70 000 / 4 = 17 500 euro

c)      Të ardhurat e tatueshme, para zbritjes së Kontributit Pensional 30.000 / 4 = 7 500 euro

Nga të ardhurat e tatueshme së pari ndahet 10% në emër të Kontributit Pensional për të vetëpunësuarin e pastaj llogaritet Tatimi në të Ardhura Individuale.

Pra, 7 500 * 10% = 750 € Kontribut Pensional (maximum 600€ në këste, 2400€ në vjetore)

  • TATIMI = 623.40€ (nxjerrur nga obligimi vjetor në bazë të shkallëve tatimore pjestuar për 4, pra 2,493.60 / 4 = 623.40€)
  • KONTRIBUTI PENSIONAL =750€ obligim, mirëpo është definuar me këtë njoftim që maximumi do të jetë 600€, minimumi 30% i pagës minimale në Kosovë, pra 39€ apo 51€. Në këtë rast obligimi për Kontribut Pensional është 600€.

Një praktikë e tillë do të vazhdoj deri në nxjerrjen e rregullave të reja administrative, për të cilat do të njoftoheni me kohë. Për ndryshimet dhe korrigjimet e mundshme, drejtohuni tek zyrat e Shërbimit te Tatimpaguesve.