Njoftim për tatimpagues – Pajisja me Vërtetim Tatimor në mënyrë elektronike

Publikuar më June 18, 2013 16:14

onlineVertetimiTatimorPublikimAdministrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se ka lëshuar në funksion ueb-aplikacionin, i cili mundëson Pajisjen me Vërtetim Tatimor në mënyrë elektronike.

Të gjithë Personat Fizik përmes ueb-faqes së ATK-së www.atk-ks.org, do të kenë mundësinë e pajisjes me Vërtetime Tatimore pa pasur nevojë të paraqiten fizikisht në sportelet e Shërbimit të Tatimpaguesve.Vërtetimi Tatimor i lëshuar në formë elektronike nga ATK, edhe pse nuk posedon vulë/ nënshkrim, do të jetë dokument i plotëfuqishëm, ndërsa vërtetësia e përmbajtjes së këtij dokumenti, do të mund të verifikohet përmes adresës elektronike të ATK-së http://evertetimi.atk-ks.org, në çdo kohë dhe nga kushdo.

Vërtetimi Tatimor është dokument i cili tregon gjendjen aktuale tatimore të tatimpaguesit, i lëshuar nga ATK dhe i cili do të shfrytëzohet për qëllime të ndryshme, si: Aplikim për vizë; Lirim nga shtetësia; Vazhdim i lejes së qëndrimit në Kosovë; Pushim të lehonisë; etj.

Sa i’u përket personave të tjerë (biznes) individual dhe atyre juridik edhe më tutje do të vazhdojnë të pajisen me Vërtetim Tatimor, mirëpo, kjo do të jetë e mundur vetëm në formën fizike, si: Aplikim për Tender; Vizë; Çregjistrim të biznesit; Lirim nga shtetësia; Vazhdim i lejes së qëndrimit në Kosovë; Pushim të lehonisë ; etj.

Mirëpo, vërtetimet e tilla, tani do të jenë identike me ato të lëshuara në mënyrë elektronike. Pra, nuk do të posedojnë vulë / nënshkrim dhe të njëjtat mund të verifikohen përmes adresës elektronike të lartëcekur, në çdo kohë dhe nga kushdo. Shkarko Udhëzimin