Njoftim publik – Pajisjes me Numër Unik Identifikues

Nga data 11 shkurt 2019, Agjencia për Regjistrim të Bizneseve ka  filluar me sistemin e ri të  regjistrimit dhe pajisjes me Numër Unik Identifikues  (NUI) të të gjitha shoqërive tregtare. Procesi i konsolidimit vullnetar  dhe i pajisjes me NUI do të jetë në kohëzgjatje prej 6 muajve nga data e fillimit të sistemit të ri të regjistrimit.

Administrata Tatimore e Kosovës,  ju njofton se të gjitha shënimet e regjistrimit  duke përfshirë deklarimin, arkën fiskale dhe numrin e TVSH mbeten të vlefshme deri në konsolidimin në NUI.

Për çdo informate shtesë ju lutem drejtohuni  pranë Zyrave  Rajonale të Administratës Tatimore.

 

Administrata Tatimore e Kosovës.