(sq)

Si një nga masat që së shpejti do të ndërmerr Administrata Tatimore e Kosovës, do të bëjë bllokimin e importit të mallrave për të gjithë mos deklaruesit – nën deklaruesit e TVSh-së. Nëse edhe më pas, tatimpaguesit e tillë nuk do t’i përmbushin detyrimet e tyre tatimore, ATK do të anulojë / tërheqë Çertifikatën e TVSh-së.

Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju kontribuoni direkt në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shërbime më të mira shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore.

Faleminderit që paguani tatimin dhe kontribuoni në zhvillimin e vendit tonë!

                                                                                                Administrata Tatimore e Kosovës