Njoftim për tatimpagues – Përmes Sistemit EDI, korrigjoni gabimet gjatë aplikimit për të përfituar nga Pakoja Fiskale Emergjente

Të nderuar tatimpagues,

Komisioni i përbashkët ATK dhe MEPTINIS, i mandatuar me Vendimin Nr. 32/2020, datë 15.04.2020 nga Ministri i Financave dhe Transfereve, është duke i shqyrtuar kërkesat e tatimpaguesve, të cilët kanë aplikuar për të përfituar nga Pako Fiskale Emergjente. Me këtë rast, ky Komision, ditë më parë ka publikuar adresën elektronike PakoEmergjenteFiskale@atk-ks.org, në të cilën ju keni dërguar kërkesat e juaj për korrigjime. Deri më tani në këtë adresë kanë arritur mbi 6,000 kërkesa për korrigjime. Pra, një numër tejet i lartë i kërkesave për korrigjim, si dhe korrigjime nga më të ndryshmet, kështu që Komisioni e ka të pamundur që t’i trajtoj të gjitha këto kërkesa në kohë.

Për të realizuar mundësinë e korrigjimeve në kohë, ATK ka zhvilluar aplikacionin në Sistemin Elektronik EDI.

Andaj, për të përfituar sa më shpejt nga Pako Fiskale Emergjente për njërën nga masat 3a, 3b, 7, 8 dhe 14, të gjitha gabimet eventuale të bëra gjatë aplikimit duhet t’i korrigjoni përmes Sistemit Elektronik EDI, në linkun shërbimet, menynë:

  • ”Kërkesë për kompensim të pagave të punëtorëve dhe vetëpunësuarve”;
  • “Kërkesë për kompensim të qirasë”; dhe
  • “Kërkesë për punëtorët e rrezikuar”.

Për vëmendjen tuaj: Korrigjimi lidhur me gabimin e bërë me rastin e aplikimit për të përfituar nga Pakoja Fiskale Emergjente, bëhet vetëm përmes Sistemit Elektronik EDI. Kjo është adresa e vetme zyrtare, nga e cila, Komisioni do t’i marrë parasysh korrigjimet, ndërsa, çdo adresim i kërkesave në ndonjë adresë tjetër alternative, nuk do të merret parasysh nga Komisioni dhe me automatizëm do të konsiderohet e pavlefshme.

Korrigjimet eventuale mund t’i bëni më së largu deri me datë 24 Maj 2020.

Ju inkurajojmë që të gjitha korrigjimet, përmes Sistemit EDI, t’i bëni sa më shpejt, me qëllim që të mos përcjellët ndonjë lëndë me gabime eventuale në Thesar për transfer të mjeteve, me ç ‘rast  pamundësohet korrigjimi i tyre.

Me respekt,

Nga: KOMISIONI