Njoftim për Tatimpagues – Pezullohet afati për fiskalizim tek shitësit e derivateve të naftës

Publikuar më March 28, 2014 16:18

ImazhiAdministrata Tatimore e Kosovës njofton të gjitha bizneset që merren me shitjen e derivateve të naftës se ka pezulluar njoftimin për tatimpagues “Lidhur me afatet për fiskalizim” të publikuar në ueb-faqen e saj,më datën 14.02.2014 .

Pezullimi  i referohet kategorive të bizneseve si në vijim:

1. Grupi I përfshinë bizneset që merren me shitjen e derivateve të naftës dhe që janë deklarues të TVSh-së në  NjTM, dhe

2. Grupi II përfshinë bizneset që merren me shitjen e derivateve të naftës dhe janë deklarues të TVSh-së nëpër Zyre Regjionale.

Vendimi për pezullim është marrë më 21.03.2014, në takimin e përbashkët në mes të :

  • Ministrisë së Financave
  • Administratës Tatimore të Kosovës
  • Shoqatës së naftëtarëve të Kosovës
  • Odës Ekonomike Amerikane dhe
  • Odës Ekonomike të Kosovës.

Pezullimi i njoftimit të sipërpërmendur do të vlej deri në njoftimin e radhës i cili do të publikohet nga  Administrata Tatimore e Kosovës, në të ardhmen.

Deri në njoftimin e radhës, bizneset e lartpërmendura janë të obliguara të përdorin pajisjet elektronike fiskale që i kanë në dispozicion dhe për  të gjitha shitjet me para të gatshme duhet të printojnë dhe pajisin konsumatorët me kupon fiskal.

Dështimi për të pajisur konsumatorët me kupon fiskal sanksionohet sipas paragrafit 6 të nenit 53 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat.

Kërkesa e përcaktuar me ligj për të regjistruar transaksionet përmes pajisjeve elektronike fiskale (lëshimi i kuponëve me rastin e shitjes së mallrave dhe shërbimeve), do të jetë në dobi të qytetarëve të Kosovës. Kjo përmirëson aftësinë e Administratës Tatimore për t’u siguruar që të gjithë tatimpaguesit po i përmbushin obligimet e tyre tatimore dhe po i raportojnë me saktësi të ardhurat e tyre.

Për informatat të tjera, ju lutemi vizitojeni faqen tonë të internetit www.atk-ks.org – linku apo kontaktoni zyrat regjionale të ATK-së.