(sq)

  • Të gjithë personat e përfshirë në afarizëm të cilët tatohen në bazë të të hyrave reale
  • Qeveria dhe Komunat e Republikës së Kosovës
  • OJQ-të, Institucionet Publike dhe Organizatat e ngjashme
  • Universitetet, Spitalet dhe Institucionet e ngjashme publike apo private, pa marrë parasyshë a janë të regjistruara për TVSh apo jo, etj.

Raportimi bëhet Online nga Ueb faqja e ATK-së www.atk-ks.org , duke klikuar në linkun Raporto Blerjet mbi 500 euro, i cili gjendet në rubrikën e Shërbimeve Elektronike, në anën e majtë të ueb faqes, ku përmes linkut Udhëzime, mund të informoheni për të gjithë hapat që duhet ti ndërmerrni për të dorëzuar Raportin e blerjeve mbi 500 euro.

Gjithashtu, Administrata Tatimore e Kosovës, i rikujton të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk respektojnë afatin e paraparë për të deklaruar raportin e blerjeve mbi 500 euro, se do të jenë objekt i masave ndëshkuese të parapara me Legjislacionin Tatimor të Kosovës.

Për më shumë informata, vizitoni zyrën tuaj regjionale të ATK-së!

 Administrata Tatimore e Kosovës