Njoftim për tatimpagues – Raportimi i blerjeve mbi 500 €

Publikuar më January 20, 2017 09:40

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se në bazë të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, nga data 01 Janar 2017 dhe deri me datën 31 Mars 2017, personat e angazhuar në tregti ose afarizëm, të cilët tatohen në bazë të të hyrave reale dhe që bëjnë blerje të mallrave ose shërbimeve nga personi tjetër i tatueshëm në gjithsejtë pesëqind euro (500€), apo më shumë brenda çdo viti të tatueshëm, duhet të raportojnë blerjet e tilla tek ATK. Blerjet e bëra nga Qeveria dhe Komunat e Republikës së Kosovës, gjithashtu iu nënshtrohen këtyre kërkesave për raportim.

Pra, personat e përfshirë, por duke mos kufizuar në ta, që kërkohet të dorëzojnë raportet e blerjeve mbi 500€, janë:

  • Të gjithë personat e përfshirë në afarizëm të cilët tatohen në bazë të të hyrave reale;
  • Qeveria dhe Komunat e Republikës së Kosovës;
  • OJQ-të, Institucionet Publike dhe Organizatat e ngjashme;
  • Universitetet, Spitalet dhe Institucionet e ngjashme publike apo private, pa marrë parasysh a janë të regjistruara për TVSH apo jo, etj.

Raportimi bëhet Online nga Ueb faqja e ATK-së www.atk-ks.org , duke klikuar në linkun Raporto Blerjet mbi 500€, i cili gjendet në rubrikën e Shërbimeve Elektronike, në anën e majtë të ueb faqes, ku përmes linkut Udhëzime, mund të informoheni për të gjithë hapat që duhet t’i ndërmerrni për të dorëzuar Raportin e blerjeve mbi 500€.

Gjithashtu, Administrata Tatimore e Kosovës, i rikujton të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk respektojnë afatin e paraparë për të deklaruar raportin e blerjeve mbi 500€, se do të jenë objekt i masave ndëshkuese të parapara me Legjislacionin Tatimor të Kosovës.

Për më shumë informata, vizitoni zyrën tuaj regjionale të ATK-së!

 

                                                             Administrata Tatimore e Kosovës