Njoftim për tatimpagues – Regjistrimi i Mallrave në Stoqe

Publikuar më December 16, 2011 15:58

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se në bazë të Ligjit Nr. 03/L-222 – për Administratën Tatimore dhe Procedurat, tatimpaguesit duhet të regjistrojnë mallrat në stoqe më së largu deri me datën 10 Janar të vitit 2012. Tatimpaguesit, pa marrë parasysh qarkullimin vjetor, përveç mbajtjes së librave dhe regjistrave të parapara me ligj, kërkohet të kryejnë regjistrimin e mallrave në stoqe në fund të vitit kalendarik.

Regjistrimi i tillë, duhet të përfundohet më, apo para datës 10 Janar të vitit vijues dhe të jetë në dispozicion për Inspektim me kërkesën e Administratës Tatimore të Kosovës. Administrata Tatimore e Kosovës, i rikujton të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk respektojnë afatin e paraparë për të regjistruar mallrat ne stoqe, se do të jenë objekt i masave ndëshkuese të parapara me Legjislacionin Tatimor të Kosovës.

Administrata Tatimore e Kosovës