NJOFTIM PËR TATIMPAGUES – Rikujtesë: Dorëzimi i raportit për transaksionet e kontrolluara për vitin 2018

Të nderuar tatimpagues,

Bazuar në Legjislacionin Tatimor – Udhëzimi Administrativ MF.-Nr. 02/2017 për Transferim të Çmimit afati për dorëzimin e formës “Njoftimi I transaksioneve vjetore të kontrolluara” është deri më 31 mars të vitit që pason periudhën tatimore.

Tatimpaguesit e  përfshirë në transaksione të kontrolluara në mes të personave të lidhur, që janë subjekte të juridiksioneve të ndryshme tatimore, të cilët brenda periudhës raportuese në total kalojnë shumën prej treqind mijë euro (300,000 €) janë të obliguar të dorëzojnë formën  “Njoftimi vjetor të transaksioneve të kontrolluara”.

Raportimi të bëhet për transaksionet e kontrolluara të vitit 2018.

Sipas nenit 17, paragrafit 7 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, në rastet kur data e fundit për deklarim dhe pagesë e përcaktuar me Ligj, është ditë pushimi apo ditë feste zyrtare në Kosovë, atëherë dita e fundit për deklarim dhe pagesë, do të jetë dita e parë e punës pas pushimit apo festës.

Në respektim të këtyre dispozitave ligjore, meqenëse data e fundit për deklarim bie në ditë pushimi, data 01 Prill 2019 do të jetë datë e fundit e afatit për dorëzimin e formës “NJOFTIMI I TRANSAKSIONEVE VJETORE TË KONTROLLUARA”

Formulari duhet të dorëzohet në formë fizike në:

Zyrën Qendrore/Divizioni për Transfer të Çmimit

Administrata Tatimore e Kosovës

Rr. Këndi i rrugëve “Dëshmorët e Kombit” dhe “Bill Klinton”, Prishtinë.

Për çdo paqartësi, ju lutem na kontaktoni në:

Tel: 038 200 250 71 ose E-mail: transferpricing@atk-ks.org

Formularin “Njoftimi i transaksioneve vjetore të kontrolluara” mund ta gjeni në web-faqen e ATK, www.atk-ks.org, te opsioni Publikimi/Dokumente.