Njoftim për tatimpagues – Shtyhet afati i deklarimit të TVSh-së, për periudhën Qershor / 2014

Publikuar më July 23, 2014 09:43

Të nderuar tatimpagues,

Si pasojë e ngarkesës në sistem është paraqitur një ndërprerje e përkohshme (në orët e pasdites të datës 21.07.2014) tek aplikacioni EDI, ku një numër i tatimpaguesve mund të ketë pasuar vështërsi për të arritur të deklarojë brenda afatit të paraparë ligjor.

Atëherë, për të mos aplikuar ndëshkime për shkak të mosdeklarimit brenda afatit ligjor, për të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk arritën të deklarojnë deri me datën 21.07.2014 për periudhën Qershor/2014, Administrata Tatimore e Kosovës, zgjat afatin e deklarimit deri më 22.07.2014.

Pra, për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, për periudhën Qershor/2014, afat i deklarimit do të konsiderohej nga 01.07.2014 dhe deri më 22.07.2014.

Me respekt,