Komunikatë për media – Sot fillon zbatimi i Pakos së re Fiskale

Publikuar më September 1, 2015 13:14

Nga sot, datë 01 Shtator 2015, fillon zbatimi i Pakos së re Fiskale, si:

  • Ligji nr. 05/L-037 Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar,
  • Ligji nr. 05/L-028 Për Tatimin në të Ardhura Personale,
  • Ligji nr. 05/L-029 Për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, dhe
  • Ligji nr. 05/L-043 Për Faljen e Borxheve Publike

Ministri i Financave ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ nr. 03/2015 për zbatimin e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, i cili që nga sot është në fuqi.

Udhëzimi Administrativ nr. 03/2015 për TVSH, përveç sqarimeve të tjera përfshinë edhe shtojcën nr. 1, e cila përmban artikujt që do të tatohen me normën e reduktuar prej 8%.

Të gjithë tatimpaguesit të cilët janë deklarues të TVSh-së, nga data 01 Shtator 2015 duhet të aplikojnë normën 8% dhe 18%, varësisht nga furnizimi i mallit apo shërbimit.

Udhëzimi Administrativ nr. 03/2015 për zbatimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar është në dispozicion të tatimpaguesve në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org tek linku Legjislacioni – Udhëzimet Administrative. Klikoni këtu për t’u lidhur me linkun:

Udhezimi administrativ MF-NR.03/2015

ATK, inkurajon të gjithë tatimpaguesit që t’i përgjigjen detyrimeve tatimore të parapara me Ligjet e reja Tatimore, në mënyrë që të mos ndërmerren masat ndëshkuese të përcaktuara me Legjislacionin Tatimor.

Administrata Tatimore e Kosovës