Njoftim për tatimpagues – Statusi i Biznesit në ATK, mund të verifikohet edhe përmes ueb-faqes së ARBK-së

Publikuar më October 20, 2014 11:50

ARBKAdministrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me Agjensionin për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës – ARBK, kanë vendosur që linku i Statusit të Tatimpaguesit i cili gjendet në ueb faqen e ATK-së, të publikohet edhe në ueb faqen zyrtare të ARBK-së.

Qëllimi i publikimit të këtij linku është që tatimpaguesit të njoftohen lidhur me Statusin e Bizneseve aktive, pasive dhe Bizneseve të cilave u është anuluar Çertifikata e TVSh-së.

ATK, në përpjekje që të ofroj lehtësira për tatimpagues, të evitoj gabimet e mundshme, si dhe të mbroj deklaruesit e rregullt të cilët paraqesin shënime reale, ka mundësuar verifikimin e Statusit të Tatimpaguesit në ATK edhe përmes ueb faqes zyrtare të ARBK-së.

ATK, njëherësh, ju njofton se në vazhdimësi do të rifreskohen të dhënat në linkun Statusi i Tatimpaguesve.

Linku Statusi i Tatimpaguesve tashmë gjendet edhe në ueb faqen zyrtare të ARBK-së www.arbk.org

 

Administrata Tatimore e Kosovës