Njoftim për tatimpagues – Ulen Normat e Interesit për pagesat e vonuara

Publikuar më January 22, 2015 10:39

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se nga data 01 Janar 2015, ndryshojnë normat e interesit për pagesat e vonuara.

Sipas Vendimit të datës 20.01.2015, nxjerrë nga Ministria e Financave, duke filluar nga data 01.01.2015, normat e interesit për pagesat e vonuara do të jenë, si në vijim:

  • Norma e interesit vjetor për obligimet e papaguara tatimore brenda afateve ligjore përcaktohet të jetë 10.92%.
  • Norma e interesit vjetor për obligimet mbi rimbursimet e papaguara brenda afateve ligjore, përcaktohet të jetë 1.8%.

Pra, me këtë vendim është ulur norma e interesit vjetor për pagesën e vonuar të tatimeve / kontributeve nga 15% në 10.92% (në baza mujore 0.91%), si dhe është ulur norma e interesit vjetor për pagesën e vonuar të rimbursimeve nga 2.4% në 1.8% (në baza mujore 0.15%).

Ndryshimi i normave të interesit është një lehtësi per tatimpaguesit të cilët kanë obligime që rrjedhin nga pagesat e vonuara.

Synimi ynë i vetëm është ngritja e përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore, andaj ju inkurajojmë që të paguani detyrimet tuaja tatimore, në mënyrë që të mos bëheni objekt i  ndëshkimeve.

Administrata Tatimore e Kosovës