Njoftim për tatimpagues – Vazhdon fiskalizimi i tregtarëve të karburantëve

Me qëllim të rritjes së përmbushjes vullnetare të  obligimeve nga tatimpaguesit, ofrimit të shërbimeve profesionale, transparente dhe efektive dhe posaçërisht zbatimit të  drejtë dhe të  njëtrajtshëm të  legjislacionit tatimor për të gjithë tatimpaguesit, ATK kërkon nga bizneset që deri tani kanë dështuar të fiskalizohen, ta  përmbushin këtë detyrim  (përfundojnë procedurat e fiskalizimit), në afatin sa më të shkurtër kohor.

ATK, mbetet  e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe obligimeve që dalin nga legjislacioni tatimor, andaj, të gjithë tatimpaguesit që nuk i përgjigjen kërkesës ligjore për t’u pajisur me pajisje elektronike fiskale, do të jenë objekt i përndjekjes për shkelje penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kërkesa e përcaktuar me ligj për të regjistruar transaksionet përmes pajisjeve elektronike fiskale (lëshimi i  kuponëve me rastin e shitjes së   mallrave  dhe shërbimeve),  është  në dobi të qytetarëve të Kosovës. Kjo përmirëson aftësinë e Administratës Tatimore për t’u siguruar që të gjithë tatimpaguesit po i përmbushin obligimet e tyre tatimore dhe po i raportojnë me saktësi  të ardhurat e tyre.

Për informatat të tjera, ju lutemi vizitojeni faqen tonë të internetit www. atk-ks.org apo kontaktoni zyrat regjionale të ATK-së.

Administrata Tatimore e Kosovës