Njoftim për tatimpagues – Vazhdon procesi i fiskalizimit

Autorizimet për Operatorët e Licencuar

Operatorët e Licencuar nga Komisioni përkatës sipas dispozitave të Udhëzimit Administrativ Nr. 12/2009, konsiderohen të jenë të autorizuar për zhvillimin e procesit të fiskalizimit të tatimpaguesve. Brenda periudhës që lidhet me kontrollin e rregullt të PEF-ve, këta operator duhet të përtërijnë autorizimin nga NjMAF.

Aplikimi për Operator dhe Pajisje

Çdo prodhues, importues ose montues i PEF, mund të bëhet Operator i autorizuar i PEF, për një apo më shumë modele specifike në çdo kohë sipas kritereve të publikuara nga Njësia për Menaxhimin e Arkave Fiskale (NjMAF).

Ditari i instalimit, riparimit, mirëmbajtjes dhe servisimit

Secili PEF i shitur dhe instaluar duhet t’i nënshtrohet një kontrolli të rregullt teknik në baza të rregullta çdo 24 muaj. Raporti i kontrollit të rregullt dhe çfarëdo kontrolli tjetër duhet t’i dërgohet ATK-së, në formën elektronike, brenda 5 ditëve, pas kontrollit të kryer. Për pajisjet e tatimpaguesve të fiskalizuar, periudha 24 mujore aplikohet pas kontrollit të parë, pas hyrjes në fuqi të këtij Udhëzimi Administrativ.

Synimi ynë i vetëm është ngritja e përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore, andaj ju inkurajojmë që t’i përmbushni obligimet tuaja në përputhje me legjislacionin tatimor të aplikueshëm në Kosovë, në mënyrë që të mos bëheni objekt i  ndëshkimeve gjegjëse.

 

Administrata Tatimore e Kosovës