Njoftim për tatimpagues – Zgjatet afati për deklarimin dhe pagesën e tatimeve/kontributeve

Me qëllim të zbatimit të Vendimit Nr. 01/07 dhe 01/09 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe vendimit të Ministrit të Financave dhe Transfereve të datës 29.04.2020, për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus – COVID 19, Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se zgjatet afati për deklarimin, raportimin dhe pagesën e detyrimeve tatimore dhe kontributeve pensionale sipas tabelës në vijim:

Afatet për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore dhe Kontributeve zgjatet sipas  tabelës për këto lloje të tatimeve/kontributeve dhe këto periudha tatimore:

Deklarimet dhe pagesat e bëra deri në afatin e zgjatur sipas tabelës në këtë Njoftim, nuk i nënshtrohen ndëshkimeve të përcaktuara në legjislacionin tatimor në fuqi.

Po ashtu, ju njoftojmë se zgjatet afati deri me 15.05.2020 edhe për trajtimin dhe vendosjen e kërkesave lidhur me Rimbursimet.

Të gjithë tatimpaguesit  të cilët në bazë të legjislacionit tatimor janë të obliguar të deklarojnë dhe paguajnë për këto lloje tatimesh, Administrata Tatimore ju mundëson që të parashtrojnë kërkesë për lidhjen e marrëveshjes  për pagesën  me këste të obligimeve  tatimore nëse dëshmojnë se kanë vështirësi financiare për  t’i përmbushur obligimet për shkak të situatës së pandemisë e shkaktuar si pasojë e COVID-19.

Administrata Tatimore, inkurajon të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk kanë vështirësi financiare, të vazhdojnë me përmbushjen e detyrimeve tatimore brenda afatit të rregullt ligjor.

ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!

Administrata Tatimore e Kosovës