Njoftim për tatimpagues – Zgjatet afati për pagesën e obligimeve tatimore për këto lloje të tatimeve/kontributeve

Me qëllim të zbatimit të Vendimit Nr. 01/07 dhe 01/09 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe vendimit të Ministrit të Financave dhe Transfereve të datës 24.04.2020, për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus – COVID 19, Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se zgjatet afati për pagesën e detyrimeve tatimore dhe kontributeve pensionale sipas llojeve si më poshtë, deri më 30 Qershor 2020.
Afati për pagesën e detyrimeve tatimore zgjatet deri më 30.06.2020, për këto lloje të tatimeve/kontributeve dhe këto periudha tatimore:

Për të gjitha llojet e tjera të tatimeve afati për deklarim, raportim dhe pagesë përfundon me datën 30 Prill 2020 sipas Vendimit paraprak Nr. 26/2020 i datës 19.03.2020, i nxjerr nga Ministri i Financave dhe Transfereve.
Administrata Tatimore, inkurajon të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk kanë vështirësi financiare, të vazhdojnë me përmbushjen e detyrimeve tatimore brenda afatit të rregullt.

ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!
Administrata Tatimore e Kosovës