NJOFTIM PËR TATIMPAGUES – Zona A, e ndaluar për organizimin e Lojërave të Fatit në Komunën e Prishtinën

Publikuar më January 24, 2014 14:55

Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton që bazuar ne nenin 66 ligjit 04/L-080 për lojërat e fatit, në rekomandimin e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe pas pranimit të shkresës Nr. protokollit 01-031-970 dt. 14.01.2014 nga Komuna e Prishtinës, te bashkangjitura edhe me Hartën e përgatitur nga Drejtoria e Urbanizmit të Komunësdhe pas shqyrtimit të matjeve zyrtare nga drejtoria kompetente dhe krahasimit te gjendjes ne teren, ka rishqyrtuar dinamiken e aktiviteteve për këtë qëllim duke harmonizuar me planin e veprimit aktual.
Prandaj në funksion të zbatimit të dispozitave ligjore dhe rekomandimeve të lartë shënuara, Administrata Tatimore e Kosovës shpallë Zonën A për Komunën e Prishtinës, si zone e cila deri në në njoftim apo vendim tjetër do konsiderohet zonë e ndaluar për ushtrimin e veprimtarisë për lojërat e fatit.

Me aktivitet e rregullta ditëve në vijim sipas planit tremujor do te trajtohen veç e veç edhe zonat tjera të komunës së Prishtinës, gjithashtu sipas këtij plani tremujor në konsultim apo bazuar në hartat dhe matjet zyrtare te drejtorive kompetente te urbanizmit në qytetet tjera në territorin e të Republikës së Kosovës, do të vazhdojmë trajtimin veç e veç dhe ndërmarrim veprimet e njëjta ligjore, me prioritete janë komunat me të mëdha, për te vazhduar pastaj me komunat tjera.
Në të gjitha rastet ku konstatohet se është ushtruar veprimtaria e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin për lojërat e fatit, Administrata Tatimore e Kosovës do t’i përdor te gjitha masat ndëshkuese duke përfshirë edhe tërheqjen e licencës .

Administrata Tatimore e Kosovës bazuar në ligjin 04/L-080 si dhe udhëzimin administrativ ( NR. 3/2013) të këtij ligji kërkon nga të gjitha subjektet që organizojnë lojërat e fatit që të respektojnë ligjin për lojërat e fatit, respektimin e distancës prej objekteve edukativo–arsimore, institucioneve historike, fetare dhe të pronës komunale.
Bashkangjitur gjeni hartën ‘Zonën A për Komunën e Prishtinës’ që përfshinë territorin duke filluar nga : ‘(perëndim) rrethi qendror afër Stacionit të autobusëve, vazhdon drejtë vijës hekurudhore deri te Xhamia e Llapi(veri),kthehet drejt jugut dhe vazhdon rrugës afër objekte komunale dhe qeveritare deri te Mensa e Studentëve, vazhdon rrugës larte deri ne udhëkryqin mbi Sallën 1 Tetor, kthehet rrugës deri te Fakulteti Teknik, MTI , QUK-Spitalet deri te rrethi afër Shkollës se Mesme te Mjekësisë(jug) per te vazhduar pastaj deri ne piken fillestare rrethi qendror afër Stacionit të autobusëve’ E tërë hapësira brenda këtij territori duke përfshirë këtu edhe objektet qe gjenden në dy anët e rrugëve të kësaj trajektoreje shpallen dhe konsiderohet zonë e ndaluar për ushtrimin e veprimtarisë për lojërat e fatit.

Administrata Tatimore e Kosovës!

Zona e ndaluar për operim te lojërave te fatit ne Qytetin e Prishtinës

HARTA

Përshkrimi:
– Dy anët e rruga përgjatë hekurudhë prej rrethit qendror afër Stacionit të autobusëve, rruga e Tiranës, Zagrebit deri tek Xhamia e Llapit.
– Dy anët e rrugës rrugës Agim Ramadani deri te kryqëzimi i qendrës se Studentëve
– Dy anët e rrugës Eqrem Qabej, Enver Maloku deri te rrethi qe lidh rrugën B
– Dy anët e rrugës B deri tek rreth rrotullimi qe lidhe rrugën Muharrem Fejza.
– Dy anët e rrugës Muharrem Fejza, deri te rreth rrotullimi qe lidh rrugën Fehmei Lladrovci deri te rreth rrotullimi –sheshi Idriz Seferi.
– Dy anët e rrugës prej sheshit Idriz Seferi përgjatë rrugës Lidhja e Pejës ne rreth rrotullimin tek hyrja e Prishtinës- rrethi qendror afër Stacionit të autobusëve.

Nëse dëshironi më shumë informata në lidhje me këtë çështje, ose të aranzhoni një intervistë me personat kompetent, ju lutemi kontaktoni tek:
ATK – Zyra për Komunikim me Publikun | Tel: 038/ 200 250 30 | zyra.komunikim@atk-ks.org