Njoftim për tatimpagues

Publikuar më January 29, 2013 13:38

Të nderuar tatimpagues,

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se afati i fundit për të dorëzuar Pasqyrën Përmbledhëse Tatimore Vjetore – WA, për pagesën e pagave është data 31 Janar 2013.

Këtë pasqyrë vjetore barazuese obligohen ta dorëzojne në ATK, të gjithë punëdhënësit apo personat që është kërkuar të mbajnë tatimin në burim dhe që kanë bërë pagesa të pagave gjatë periudhës tatimore 2012, në të cilën pasqyrë duhet të përfshihen informatat rreth pagave të paguara dhe tatimit të mbajtur në burim e të transferuar për secilin të punësuar.

Njëherësh, ju rikujtojmë se Pasqyrën Përmbledhëse Tatimore Vjetore – WA, për periudhën tatimore 2012, jeni të obliguar që ta dorëzoni vetëm edhe në këtë vit, deri me 31 Janar 2013, ndërsa në vitet vijuese, ju nuk do të jeni të obliguar që të dorëzoni këtë pasqyrë, pasi që raportimi i tillë do të kryhet përmes Deklarimit Elektronik të Pagave dhe Kontributeve Pensionale – EDI.