Njoftimin për Tatimpagues – Lidhur me afatet për fiskalizim

Publikuar më February 14, 2014 14:38

ImazhiAdministrata Tatimore e Kosovës është e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe obligimeve që dalin nga legjislacioni tatimor dhe plani strategjik i ATK-së. Kontribut të veçantë në ngritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët e Kosovës,  kanë të gjithë tatimpaguesit që i kryejnë me obligimet e tyre tatimore konform kërkesave të legjislacionit tatimor, të aplikueshëm në Kosovë.

ATK në bashkëpunim me operatorët e licencuar për projektin e arkave fiskale, ka bërë përgatitjet për vazhdimin e shtrirjes së mëtutjeshme të projektit të fiskalizimit.

Me qëllim të realizimit sa më efikas të projektit të arkave fiskale, ATK kërkon nga bizneset qe nuk janë fiskalizuar të përfundojnë procesin e fiskalizimit duke respektuar afatet :

1. Grupi I përfshinë bizneset  që merren me shitjen e derivateve të naftës dhe që janë deklarues të TVSh-së ne NjTM,

Afati për t’u pajisur me pajisje elektronike fiskale, menjëherë.

2. Grupi II përfshinë bizneset që merren me shitjen e derivateve të naftës dhe janë deklarues të TVSh-së tjerë nëpër Zyre Regjional,

Afati për t’u pajisur me pajisje elektronike fiskale, më së largu deri më 31/03/ 2014.

3. Grupi III përfshinë bizneset me qarkullim mbi 5000 € ( te gjitha ato subjekte që kanë kaluar bruto qarkullimin vjetor mbi 5000€),

Afati për t’u pajisur me pajisje elektronike fiskale, më së largu deri më 31/03/ 2014.

4. Grupi IV përfshinë  bizneset mikro mebruto qarkullimin nën 5000 €, vjetor,

Afati për t’u pajisur me pajisje elektronike fiskale, më së largu deri më 30/06/ 2014.

ATK, është e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe obligimeve që dalin nga legjislacioni tatimor, andaj të gjithë tatimpaguesit që nuk i përgjigjen kërkesës ligjore për t’u pajisur me pajisje elektronike fiskale, do të ndëshkohen me gjobë bazuar në Ligjin 03/L-222 mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat.

Kërkesa e përcaktuar me ligj për të regjistruar transaksionet përmes pajisjeve elektronike fiskale (lëshimi i  kuponëve me rastin e shitjes së   mallrave  dhe shërbimeve),  do të jetë në dobi të qytetarëve të Kosovës. Kjo përmirëson aftësinë e Administratës Tatimore për t’u siguruar që të gjithë tatimpaguesit po i përmbushin obligimet e tyre tatimore dhe po i raportojnë me saktësi  të ardhurat e tyre.

Për informatat të tjera, ju lutemi vizitojeni faqen tonë të internetit www.atk-ks.org – linku  apo kontaktoni zyrat regjionale të ATK-së.

Administrata Tatimore e Kosovës