Njoftim për të punësuarit – Verifiko deklarimin nga punëdhënësi juaj!

Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të punësuarit se përmes ueb-faqes së ATK-së, mundësohet verifikimi i deklarimit si të punësuar, nga punëdhënësit e tyre, pa pasur nevojë të paraqiten fizikisht në sportelet e Shërbimit të Tatimpaguesve.

Për të bërë verifikimin e tillë, i punësuari, përmes ueb faqes së ATK-së, www.atk-ks.org, në linkun Vërtetimi tatimor, zgjedh shërbimin “Punëdhënësi”. Po sa të zgjedh vitin për të cilin dëshiron të verifikoj gjendjen, shfaqen informatat si në vijim: periudha, emri i punëdhënësit, deklarimi i tatimit, deklarimi i kontributit pensional dhe përzgjedhja si punëdhënës primar apo sekondar.

I punësuari, i cili pas verifikimit të gjendjes së tij përmes këtij ueb-aplikacioni, konsideron se informatat e pranuara nuk janë të sakta me gjendjen e tij reale se në cilën periudhë tatimore ka punuar dhe është paguar nga punëdhënësi, mund të kontaktoj Administratën Tatimore, në linjën pa pagesë tel. 0800 80 800 apo të shkruan në adresën: standardet.profesionale@atk-ks.org .

Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju do të kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

 

 Administrata Tatimore e Kosovës