Njoftim publik

Publikuar më October 25, 2011 15:07

 

Ligji Nr.03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, Neni 84, përshkruan rrethanat në të cilat ATK mund të nxjerrë informatat tatimore për personat tjerë veç tatimpaguesit. ATK merr obligim që të ruaj seriozisht informatat e tatimpaguesit dhe përpiqet të sigurojë që informatat i janë dhënë vetëm atyre personave të autorizuar nga tatimpaguesi për të marrë informatat.

Në mënyrë që të sigurohet që informatat janë nxjerrë vetëm me autorizim, ATK është duke implementuar një formular të ri përmes te cilit tatimpaguesit duhet të caktojnë personin(at) që i autorizojnë për të shtjelluar çështjet e tyre tatimore me ATK-në apo për të marrë informatat tatimore nga ATK.

 Ky formular hyn në fuqi menjëherë. Nëse dëshironi që përfaqësuesi të marrë informatat tatimore, ju duhet të plotësoni këtë formular dhe ta dorëzoni në zyrën regjionale të ATK-së. Pa këtë autorizim, ATK nuk do t’ia japë informatat ndonjë personi veç atij të paraparë me ligj apo i autorizuar nga ju.

Për të shkarkuar formularin sipas procedures se rregullte përmes web faqes së ATK-së, hyni njësoj sikurse hyni për shkarkimin e deklaratës tatimore (gjegjësisht në linkun http://apps.atk-ks.org/edeclarations/) tek pjesa e “Shërbime elektronike” , kliko ikonen “Shkarko deklaratë elektronike”, apo mund ta merrni në zyrën regjionale të ATK-së që e keni më afër.  

 Pas vendosjes së “Numrit fiskal” dhe “Teksti me pamje”,  kliko “Vazhdo” . Një prej zgjedhjeve në meny është “Shkarko Autorizimin për Informata Tatimore”. Klikoni në atë zgjedhje me ç’rast në mënyrë automatike do të plotësohet pjesa e parë e të dhënave që kanë te bëjnë me “Informatat e tatimpaguesit” dhe mandej klikoni “Shkarko”.