Njoftim

Të nderuara Institucione Financiare,

Të gjitha institucioneve financiare të cilat janë obliguese për të raportuar lidhur me Ligjin Nr. 05/L-013 për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të Përmirësuar Pajtueshmërinë e Rregulloreve Tatimore në Nivel Ndërkombëtar dhe Zbatimin e Rregulloreve FATCA, shkurtimisht Marrëveshja FATCA , ju rikujtojmë të bëni raportimin për vitin kalendarik 2018 para datës 30 shtator 2019.

Sipas Nenit 1(g) të Marrëveshjes FATCA, obliguese janë të gjitha ato institucione financiare që klasifikohen si:

  • Institucion i kujdestarisë
  • Institucion i depozitës
  • Entitet i investimeve, dhe
  • Kompani e caktuar e tatimeve

Si dhe të cilat mbajnë llogari të raportueshme të ShBA-së.

Po ashtu, vihen në dijeni se këtë vit tashmë ka filluar raportimi automatik përmes aplikacionit të ofruar nga Administrata Tatimore e Kosovës, me të cilin është larguar raportimi manual dhe është mundësuar që të zvogëlohen gabimet me këtë raportim.

Administrata Tatimore e Kosovës